Google search engine
Home Aktualitet Tregoi skemën dhe rolet e secilit në grabitjen e bujshme të Rinasit,...

Tregoi skemën dhe rolet e secilit në grabitjen e bujshme të Rinasit, Alkond Bengasi, i penduari i drejtësisë habit gjykatën me dëshminë e fundit dhe merr vendimin e papritur

0
256

Ka ndryshuar mendje Alkond Bengasi pasi ka vendosur të tërhiqet nga bashkëpunimi me drejtësinë.   I penduari i drejtësisë i përfshirë në dosjen për grabitjen e famshme në 9 Prill 2019, mohon deklarat e dhëna më herët. Ai ka informuar gjykatën dhe prokurorinë se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Bengasit i është dhënë statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë në këmbim të informacioneve të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes. Ai ka treguar skemën dhe rolet e të përfshirëve në grabitje.

Më parë në dëshminë e tij Brengasi ka pohuar se ka qenë ai që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’.

Brengasi ka identifikuar dhe Ragip Hajdinin, i cilësuar si ‘Daja’ nga Kosova. Sipas hetuesve, ‘daja’ dyshohet se është personi që ka siguruar furgonin ‘Chevrolet’ që më pas u modifikua në Elbasan për t’u përdorur në grabitje.

Kujtojmë se në grabitjen e ndodhur në Rinas në datën 9 prill u morën  prej 6 milionë euro. Për grabitjen e 9 prillit në Aeroportin e Rinasit është në kërkim Talo Çela.

Admir Murataj i cilësuar si truri i grabitjeve të parave të bankave të nivelit të dytë mbeti vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here