Google search engine
Home Aktualitet ‘Shirat do të vazhdojnë deri ditën e martë’, metorologia Adiola Bani tregon...

‘Shirat do të vazhdojnë deri ditën e martë’, metorologia Adiola Bani tregon kur do të kemi ‘kthesën e madhe’ të motit

0
293

Prej më shumë se 2 javësh, territori shqiptar është përfshirë nga shira, që nuk po pushojnë. Metorologia Adiola Bani nga Meteoalb thotë se vendi ynë nuk rrezikon përmbytje masive, siç thuhet.

‘Do të këtë përmbytje lokale në zona si Nën-Shkodra, Lezha dhe Durrësi. Toka është ngopur me shirat, që bien nga dhjetëditëshi i fundit i dhjetorit.

Shirat do të vazhdojnë deri ditën e martë, 12 janar.Pastaj na pret një mot i kthjellet, por i ftohtë. Temperaturat do të bien shumë.Reshjet janë pakësuar, vetëm skaji jugor ka reshje mesatare. Pritet një tjetër fuqizim i reshjeve sot pasdite në veri-qendër të cilat vijojnë deri pas mesnatës. E premtja sjell reshje te pakta, e diel-e hëna sërish reshje deri mesatare.Deri tani ka përmbytje të karakterit lokal, në veri-qendër sigurisht që rreziku shtohet sot pasdite dhe gjatë së premtes, për shkak të reshjeve që priten sonte.

Temperaturat janë lehtësisht mbi vlerat tipike të janarit dhe nuk luhaten shumë deri të martën. Nga e marta deri afër datë 20 janar do ketë mot të kthjellët, por të ftohtë, temperaturat zbresin në vlera negative.’-shprehet ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here