Pas partisë Demokratike, edhe socialistët kanë dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve propozimin me dy qarqet ku janë dakord të aplikohet projekti pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në shkresën e saj, PS thekson se është dakord me kërkesën e demokratëve për aplikimin e këtij projekti në Korçë, por jo në Fier ndërsa kërkojnë shtrirjen e tij vetëm në një pjesë të Tiranës.
Konkretisht në propozimin e socialistëve përcaktohet vetëm disa njësi administrative në Tiranë, kryesisht në zonat urbane dhe jo në ato rurale, kjo për të evituar ndonjë problem të mundshëm prej shtrirjes së sinjalit të internetit.
KQZ ka në tryezë kërkesat nga dy partitë kryesore të cilat ndahen deri më tani nga Fieri dhe Tirana. Projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje do zbatohet në 20% të zonave, pikë kjo e dakordësuar në Këshillin Politik. Për të vendosur se në cilat zona zgjedhore do zbatohet projekti pilot për të mundësuar numërimin dhe votimin elektronik, do duhet konsensusi i palëve politike









































