Google search engine
Home Politike Ish-anëtari i LSI-së nxjerr prapaskenat e forta: Ju tregoj dy arsyet që...

Ish-anëtari i LSI-së nxjerr prapaskenat e forta: Ju tregoj dy arsyet që po shkaktojnë rrjedhje masive në partinë e Kryemadhit

0
240

Një tjetër figurë e njohur e LSI bashkë me anëtarët u largua disa muaj më parë drejt PS-së

Bëhet fjalë për Elez Gjozën i cili ka qenë disa herë administrator i kësaj njësie administrative ndërkohë që ishte dhe në strukturat drejtuese të LSI.

Ai tha se largimi i Ilir Metës nga LSI pasi u bë president dhe koalicioni i dytë me PD-në dëmtoi këtë forcë politike, çka solli dhe rrjedhjet në mënyrë të vazhdueshme nga LS

“Dua të them se Ilir Meta është një gladiator politik, një njeri që për politikën jep shumë dhe është shumë punëtor. Ikja e Ilir Metës ka dëmtuar LSI-në. Nuk kam gjë me Kryemadhin, por kurrsesi nuk mund të bëjë punën e Metës. Me marrjen e partisë nga Kryemadhi, LSI ka rrjedhje te vazhdueshme , mënyra e menaxhimit nuk është ajo që prodhonte Ilir Meta. LSI në 2009 iu bashkua PD dhe për mua ka qenë një lëvizje jo e miratuar nga unë dhe dëshiruar, por unë aq pozicion kisha. Në shpirtin tim nuk e kam miratuar, u quajt që u bë për hir të stabilitetit dhe kombit. Këtë koalicion për herë të dytë nuk e përtypa dot, unë jam i majtë dhe për këtë u bëra pjesë e PS. Nuk jam joshur në asnjë formë nga PS për t’u bërë pjesë e saj”, tha Gjoza për Report Tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here