Google search engine
Home Politike Gazment Bardhi i mori “stafetën” si drejtuesi i PD-së në Elbasan, vjen...

Gazment Bardhi i mori “stafetën” si drejtuesi i PD-së në Elbasan, vjen reagimi i parë nga Edmond Spaho

0
359

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u emërua nga kreu i PD-së Lulzim B asha si drejtuesi politik i kësaj partie në qarkun e Elbasanit.

Ai zëvendësoi në këtë detyrë zëvendëskryetarin e PD-së Edmond Spaho, i cili ka falenderuar demokratët e qarkut të Elbasanit për bashkëpunimin në këto vite që ka qenë i deleguari i partisë në këtë qark.

“Pershendetje te gjithe anetareve dhe simpatizanteve te Partise Demokratike ne Qarkun e Elbasanit!

Desheroj tju falenderoj nga zemra per bashkepunimin e ngushte qe kemi pasur dhe ndihmen e madhe qe me keni dhene gjate kohes qe pata nderin te jem i deleguar dhe deputet i qarkut te Elbasanit.Nje faqe te re keni perpara. Eshte respekt i madh ndaj jush dhe pergjegjesi emerimi i Sekretarit te Pergjithshem zotit Gazmend Bardhi si i deleguar i qarkut tuaj.

Jam i bindur qe nen drejtimin e tij dhe punen e perbashket do ja dilni dhe do siguroni fitoren e shumepritur ne zgjedhjet e dates 25 Prill. 

Edhe nje here falenderime, mirenjohje dhe suksese te keni.

Me respekt, Edmond Spaho”, shkruan zv.kryetari i Partisë Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here