Udhëheqësi Demokrat i Senatit të SHBA Chuck Schumer tha se nënpresidenti Pence duhet “menjëherë” të thërrasë Amendamentin e 25-të dhe të heqë Presidentin Trump nga detyra.
“Ajo që ndodhi dje ishte një kryengritje kundër Shteteve të Bashkuara, e nxitur nga presidenti”, tha Schumer, në një deklaratë.
“Ky president nuk duhet të mbajë detyrën një ditë më gjatë”, vijoi ai.
“Mënyra më e shpejtë dhe më efektive mund të bëhet sot, për të hequr këtë president nga detyra do të ishte që Zëvendës Presidenti të kërkonte menjëherë amendamentin e 25-të. Nëse Zëvendës Presidenti dhe Kabineti refuzojnë të ngrihen në këmbë, Kongresi duhet të mblidhet përsëri për të shkarkuar presidentin”, vazhdoi Schumer.









































