Google search engine
Home Aktualitet Alarmohen banorët! Pallati 5-katësh rrezikon të shembet

Alarmohen banorët! Pallati 5-katësh rrezikon të shembet

0
262

Pas 3 vjetësh rishfaqen problemet në pallatin 5-katësh në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër. Sipas banorëve ka shkarje të tokës në pjesën e poshtme dhe çarje të betonit.

Janë rreth 15 familje që banojnë në këtë pallat 5-katësh pranë të cilit ka pasur rrëshqitje toke nga shirat e ditëve të fundit, shkruan Ora.

Rrëshqitja e dherave në Gjirokastër në fillim të vitit 2018 bëri që banorët të braktisin pallatin që rrezikonte të shembej.

Aso kohe, shkak për rrëshqitjen e dherave në lagjen “Punëtori” u pretendua se janë bërë disa gërmime pranë një objekti dykatësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here