ISSH zbardh kalendarin, ja datat kur do të ndahen shpërblimet e fundvitit për pensionistët, detajet dhe procedurat e plota

0
266

Zbardhet grafiku për shpërblimin festave të fundvitit për pensionistët. Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat në vend do të nisin shpërndarjen e bonusit prej 5 mijë lekësh të reja për pensionistët për festat e fundvitit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikoi dje datat e shpërndarjes së shpërblimit, i cili do të nisë nga data 21 dhjetor për t’u dhënë mundësi të gjithëve që ta përfitojnë atë në kohë. Sipas këtij grafiku në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e marrin pensionin në këtë datë po ashtu edhe ata të cilët e kanë tërhequr tashmë pensionin në datën 1 dhe 2 dhjetor. Në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e marrin pensionin në datën 22 dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3 dhe 4 dhjetor. Në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor. Po ashtu në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata të cilët e kanë marrë tashmë pensionin mujor në datën 9-10 dhjetor. Do të tërheqin shpërblimin në datën 25 dhjetor pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11 deri në 14 dhjetor. Sipas grafikut të publikuar nga ISSH, në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në datën 26 dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor. Në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor. Në datat 29 deri në 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin të gjithë pensionistët që tërheqin pensionin në këto data dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit.

Kategoritë që përfitojnë

Instituti i Sigurimeve Shoqërore bëri me dije edhe kategoritë që përfitojnë shpërblimin për festat e fundvitit. Në këto kategori përfshihen: Personat që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social; Personat që marrin pension, sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe sipas Ligjit nr. 4976, datë 29.6.1972 “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”; Personat që marrin pension sipas Ligjit 150/2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, personat që marrin trajtim të veçantë financiar, sipas Ligjit nr. 8685, datë 09.11.2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, dhe personat, që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas Ligjit nr. 9179, datë 29.01.2004 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar; Personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas Ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit”; Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANC-it; Personat që marrin pension për shkak të profesionit te vështirë, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here