Google search engine
Home Sociale Silva Bino zbulon nëse do të jetë mbyllur vendi në 31 dhjetor

Silva Bino zbulon nëse do të jetë mbyllur vendi në 31 dhjetor

0
276

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ka thënë se në datë 31 dhjetor, natën e Vitit të Ri vendi do të jetë i mbyllur pas orës 22:00.

Bino tha se në ditët në vijim do të bëhet një tjetër vlerësim shifrash e do të merret vendimi i radhës.

“Ne rekomanduam këtë lloj bllokimi të pjesshëm. Situata po vlerësohet, ne do të mblidhemi sërish dhe do të vlerësojmë situatën e më pas do marrim një vendim.

Po 31 dhjetori besoj po, pas orës 22:00 do jetë mbyllur. Mbledhjet për festa rrisin numrin e rasteve dhe vdekjeve. Do të rekomandoja që çdokush ta bëjë Vitin e Ri me familjen e tij dhe jo në grup. Por kjo nuk varet vetëm nga unë, por nga një grup ekspertësh. Ajo që rekomandoj unë është që njerëzit të izolohen sa më shumë. Të ruajmë njerëzit tanë e sidomos më të moshuarit”, tha Bino për Report Tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here