Google search engine
Home Bota Vaksinat anti-COVID nisin të martën në Britaninë e Madhe

Vaksinat anti-COVID nisin të martën në Britaninë e Madhe

0
261

Britania e Madhe do të nisë të martën procesin e vaksinimit kundër koronavirusit.

Kështu bëri të ditur shefi i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor. Chris Hopson tha për BBC se të martën do bëhen dozat e para.

Ai tha se procesi i imunizimit nuk është një sprint, por do jetë një maratonë. “Gara do të nisë të martën,” tha ai për BBC.

Britania ka porositur 40 milionë vaksina, që do të thotë se 20 milionë njerëz do vaksinohen me nga dy doza.

Kamionët me vaksina kanë mbërritur dje në Britani. Fillimisht ato do depozitohen nëpër laboratore dhe spitale.

Të parët në radhë për vaksinim do jenë personat mbi 80 vjeç dhe punonjësit e qendrave të kujdesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here