Të dielën kthesë e befasishme e motit, ja çfarë pritet

0
417

Duke filluar nga e diela në mbrëmje vonë do të fillojnë reshje të dendura shiu në Shqipëri të cilat pastaj do të përhapen drejt Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Reshjet e shiut do të jenë mjaft intensive por nuk do të zgjasin shumë.

Nga e hëna pritet stabilizim afatshkurtër i motit dhe dobësim i plotë i erërave jugore dhe juglindore, megjithatë vorbulla të reja ciklonike priten gjatë javës së ardhshme të cilat do të na sjellin reshje të reja shiu. Reshjet më të dendura priten në Shqipëri dhe Mal të Zi, pastaj në Maqedoninë Veriore e fundit do të jetë Kosova. Dukagjini do të përfitojë më shumë reshje shiu, por dhe në përgjithësi në Kosovë pritet zbutje e thatësisë ekstreme.

Sa iu përket reshjeve të borës ato do të jenë prezent vetëm nëpër bjeshkë njëherë për njëherë sepse në atmosferën tonë mungon ai elementi thelbësor për reshje bore e që është ajri i ftohtë polar ose siberik.

Ishin këto të dhënat më të fundit të ecurive sinoptike dhe nëse kemi ndonjë ndryshim eventual do ju njoftojmë me kohë në postimet tona të përditshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here