Stresi publikon këngën e re që s’duhet ta humbisni!

0
1114

 dimë të gjithë tashmë se Stresi po punon prej kohësh për albumin e tij “Archimed”, të cilin fansat mezi po e presin.

Siç reperi është shprehur vetë, ky album do t’i mësojë të gjithëve sesi bëhet rep dhe padyshim do të jetë i suksesshëm.

Albumi mban shumë bashkëpunime dhe deri tani është bërë e ditur se Stresi do të sjellë një bashkëpunim me Çartanin, me reperin Gent dhe me Don Phenom.

Ditën e sotme Stresi ka publikuar këngën e re që mban emrin “Archimed”, njësoj si albumi.

Më herët këtë javë Stresi u shpreh: “Është revolta ime më e fortë që e kam bërë përbrenda!”

Dhe ashtu duket! Kjo këngë flet për të gjitha, ish-miqtë, vështirësitë, pengesat e rrugës së tij, që në fund e kanë bërë atë që është sot.

Sakaq, videoklipi është tejet i veçantë pasi në një prej skenave reperi del nga dheu, duke na falur një moment drithërues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here