Google search engine
Home Politike Katër zv/ministra fshehën pasuritë gjatë 2019/ KiE kërkon nga SPAK marrjen nën...

Katër zv/ministra fshehën pasuritë gjatë 2019/ KiE kërkon nga SPAK marrjen nën hetim dhe arrestimin e ministrave me rekorde korruptive

0
423

Një pjesë e madhe e politikanëve shqiptarë fshehin pasuritë dhe arrijnë t’i shpëtojnë ndëshkimit penal. Alarmi është dhënë nga GRECO, (Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit). Dje është publikuar raporti sa i takon korrupsionit në pushtetin qendror dhe ngrihen shumë problematika. Por shqetësimi më i madh shihet te pasuria e ministrave dhe e zyrtarëve në përgjithësi, pasi edhe pse ILDKP ka paditur shumë politikanë, prokuroria nuk ka hetuar asnjë prej tyre. GRECO tregon rastin e një vit më parë, ku ILDKP ka zbuluar se katër zv/ministra kanë fshehur pasuritë dhe janë kallëzuar në prokurori, por ata nuk janë marrë të pandehur duke i shpëtuar ndëshkimit. “Sipas përfaqësuesve të ILDKPKI që u takuan me GET, inspektorët nuk kanë gjetur asnjë rast të mosparaqitjes së deklarimeve të interesit. Sidoqoftë, verifikimet e ILDKPKI në vitet 2015-2019rezultuan në disa referime në prokurori ose tek autoritetet tatimore për dyshim të fshehjes së pasurive që kishin të bënin me një ministër të arsimit në vitin 2015, një zëvendësministër dhe një këshilltar në vitin 2017, 4 këshilltarë në vitin 2018, 4 këshilltarë dhe 4 zëvendësministra në vitin 2019. Një ish-ministër i Punës u dënua për veprën penale të “vjedhjes me anë të shpërdorimit të detyrës” dhe u dënua me dy vjet burg”, thuhet në raport. Pra përveç Spiro Kserës, deri më sot nuk është ndëshkuar asnjë zyrtar i lartë në vend.

Angazhimi i SPAK

Sipas GRECO, prokuroria ka dështuar deri tani me hetimin e pushtetarëve që fshehin pasuritë, prandaj sugjerohet angazhimi i SPAK. “GRECO rekomandon që të përfundojë si një çështje me përparësi rekrutimi i stafit të prokurorisë dhe stafit teknik në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe që anëtarëve të tij t’u ofrohen burime të përshtatshme njerëzore dhe teknike dhe prokurorët të marrin trajnim specializimi të lartë, dhe ii) të vendoset në mënyrë efektive bashkëpunimi i duhur me ILDKPKI për të përmirësuar në mënyrë të efektshme zbatimin e raporteve të ILDKPKI në rastin e shkeljes të ligjeve mbi konfliktin e interesave dhe deklarimit të pasurisë nga PTEF dhe punonjësit e policisë”, thuhet në raport. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimeve të Organizuara janë ngritur dhe SPAK ka filluar të funksionojë në dhjetor 2019 dhe ka në përbërje 12 prokurorë (nga 15 të planifikuar). “Ai mbështetet nga një staf teknik, përfshirë 13 oficerë të policisë gjyqësore dhe 36 staf administrativ. Për më tepër, Drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit ndihmon punën e Prokurorisë të Posaçme dhe procesi i emërimit të 60 prokurorëve po vazhdon aktualisht. SPAK ka paraqitur disa kërkesa për gjykimin e çështjeve penale në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëpunimi institucional midis ILDKPKI dhe SPAK është formalizuar veçanërisht përmes një Memorandumi Mirëkuptimi”, thuhet në raport.

Dënimet

GRECO shprehet se me ngritjen e SPAK priten më shumë dënime në nivele të larta, ndërsa ka bërë një panoramë të situatës aktuale. “Disa nëpunës të nivelit të lartë shtetëror janë dënuar për vepra penale të korrupsionit (përfshirë gjyqtarët, prokurorët dhe një ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë). Megjithatë, duhet të përmirësohet zbatimi konkret i këtij kuadri të përgjithshëm. Mungojnë “historitë e suksesit” në luftën kundër korrupsionit, të cilat do të rrisnin besimin e publikut te sistemi. Kanë përfunduar procedurat për krijimin e organeve të specializuara anti-korrupsion, të përbëra nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe Gjykata kundër korrupsionit të nivelit të lartë”, thuhet në raport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here