Në Presidencë ka nisur të hidhet shorti për përzedhjen e e anëtarëve të Këshillit të Emërimëve në Drejtësi.
-Nga Gjykata Kushtetuese marrin pjesë 4 emra: Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari dhe Vitore Tusha. Me hedhjen e shortit janë hapur goglat dhe dy anëtarët e rinj të KED nga radhët e Kushtetueses janë zgjedhur Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska.
-Ndërkohë, anëtar zëvendësues nga radhët po të Gjykatës Kushteteuse është zgjedhur Fiona Papajorgji.
-Nga Gjykata e Lartë për një vend në KED kanë marrë pjesë Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe. Fitues me shortin e goglave është shpallur Ervin Pupe, ndërsa anëtar zëvendësues nga radhët e Gjykatës së Lartë është zgjedhur Ilir Panda.
– Nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme është shpallur fitues përmes shortit, si anëtar i KED për vitin 2021, prokurori Adnan Xholi. Kurse si anëtar zëvendësues është shpallur Kujtim Luli.
– Përmes shortit që po hidhet aktualisht në Presidencë dhe në transmetim të drejtpërdrejtë, anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Gjykatat e Apelit, janë zgjedhur: gjyqtari Astrit Kalaja dhe gjyqtarja Elona Toro. Anëtar zëvendësues, përfaqësues i Gjykatave të Apelit është zgjedhur: gjyqtarja Zegjine Sollaku.
Kujtojmë që ishte vet kreu i shtetit që përcaktoi datën 4 dhjetor për hedhjen e shortit. Në short janë kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kreu i shtetit ka ftuar sot të jetë i pranishëm në proces edhe Avokatin e Popullit.
KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021. Sjellim në vëmendje që KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar.
Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Shorti vjen në një kohë kur ambasadorja amerikane Yuri Kim po përsërit vazhdimisht thirrjet për palët që ta bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese deri më 31 dhjetor.









































