Eliona Pitarka konfirmon lajmet e pritjes së ëmbël!

0
263

Prej disa kohësh, në media po qarkullonte lajmi se aktorja e humorit Eliona Pitarka ishte në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.

Në fotot e fundit të publikuara në rrjete sociale, Eliona ishte munduar të fshihte barkun e saj mirëpo duket se fshehjes i erdhi fundi!

Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory, Eliona ka konfirmuar se po e zgjeron familjen e saj.

Nje ndjekës e pyeti Elionën nese ajo synon te krijoje familje ne te ardhmen apo ende do të ketë synim për karrieren, ndërsa ajo tha se po i bën të dyja.

“E kush tha qe nuk mund ti besh te dyja paralelisht, sepse une po i bej te dyja”- u përgjigj Eliona, duke konfirmuar kështu lajmet e pritjes së ëmbël.

Mirëpo, Eliona ka preferuar të mos japë më shumë detaje dhe ka treguar se nuk preferon ta bëjë publik partnerin e saj.

Muajin që lamë pas, aktorja mori propozim për martesë nga partneri ndërsa përgjigjia e saj ishte “Po, përgjithmonë”.

Përgjithmonë NE, Përgjithmonë PO! Ai më propozoi”, ka shkruar Eliona tepër e lumtur

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here