Google search engine
Home Bota BBC/Pse u miratua kaq shpejt vaksina në Britani dhe jo në SHBA?

BBC/Pse u miratua kaq shpejt vaksina në Britani dhe jo në SHBA?

0
228

Britania u bë i pari vend perëndimor që miraton përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit, duke shkaktuar jo pak reagime nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mes kritikëve është edhe amerikani Anthony Fauci, i cili tha se “nëse vepron shpejt dhe në mënyrë sipërfaqësore, njerëzit nuk do të duan të vaksinohen”. 

Por pse u miratua kaq shpejt vaksina në Britani?

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (AUB) në Amerikë ka një qasje të ndryshme nga entet e tjera rregullatore në botë- ajo shpesh u kërkon prodhuesve të vaksinave të dhënat e tyre të papërpunuara, të cilat më pas kalon kohë duke i ri-analizuar.

Nga ana tjetër, rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar mbështetet më së shumti në raportet e vetë kompanive, njësoj si Agjencia Europiane e Barnave me qendër në Amsterdam.

Politika gjithashtu mund të shpjegojë se përse AUB në Amerikë nuk e ka dhënë akoma dritën jeshile.

Në tetor, presidenti Donald Trump bëri presion te zyrtarët shëndetësorë për të miratuar kandidatët e parë të vaksinës përpara ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor, por ata nuk pranuan nga frika se mund të kthehej në futboll politik.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave tha se dëshironte që të shihte të dhënat shtesë të sigurisë nga dy muaj testime të vaksinës, përpara se kompanitë farmaceutike të aplikonin për miratimin emergjent.

Kjo ka bërë në mënyrë të pashmangshme që disa të argumentojnë se SHBA është zhytur në një rishikim shumë më të detajuar nga sa është e nevojshme.

Kreu i Agjencisë Mjekësore Europiane po ashtu ka hedhur dyshime për shpejtësinë me të cilën u bë miratimi në Britani.

Por zyrtarët në Mbretërinë e Bashkuar besojnë se SHBA dhe BE ka të ngjarë ta miratojnë vaksinën së shpejti./BBC

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here