Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u bën thirrje qytetarëve që të mos përdorin shumë ilaçe për Covid-19 sepse më shumë sesa mirë, bëjnë dëm.
“Është gjithë bota në pritje dhe në interpretim të gjërave, por të mos harrojmë lajmet e mira për vaksinimin. Mos të harrojmë që virulenca e virusit nuk është rritur, që është gjëja më kryesore, minimumi nuk ka ndryshuar. Vazhdon 80% e njerëzve të jenë asimptomatikë dhe me forma të lehta. Vdekshmëria nga 4% që ishte, është 2.1%. Tani po informojmë njerëzit që të mos masakrohen me medikamente kot. Organet mbingarkohen dhe dëmtohen nga vetë medikamentet”, tha Brataj për News24.









































