Google search engine
Home Politike Fatos Klosi jep mesazhin e fortë: Unë nuk e kam menduar kurrë...

Fatos Klosi jep mesazhin e fortë: Unë nuk e kam menduar kurrë që prokuroria do dilte me akuza kaq të rënda

0
313

Ish-kreu e SHIK, Fatos Klosi tha se ngritja e komisionit të posaçëm për raportin e Dick Marty-t është i vonuar dhe se duhet të ishte bërë më herët. Ai thotë se kjo vonesë ka ardhur për shkak se askush nuk mendonte se do të publikoheshin akuza aq të rënda.

“Ky fakt që ndodhi sot në parlament, a do ta ndihmojë çështjen e UÇK-së. Unë jam dakord që jemi vonë. Nuk e them dot nëse është vonë apo kurrë në këtë rast. Më duket që shqetësimi që është krijuar nga pozita e Shqipërisë në raportin e Dick Marty ishte pasi u publikuan aktakuzat. Asnjë nuk ka pritur akuza kaq të rënda. Unë nuk e kam menduar kurrë që prokuroria do dilte me akuza kaq të rënda. Kurrë nuk e kam ndjerë që ata kanë bërë gjëra të tilla. Dalja e një akuze të tillë na ka shqetësuar dhe tani parlamenti thotë më mirë vonë se kurrë” tha Klosi për Report TV.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here