Publikohet akuza e fortë e prokurorit të Gjykatës Speciale: Ky politikan është ‘boss’ i një bande, njerëzit e tij tentuan ta vrisnin një person

0
328

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi përshkruhet nga Prokurori i Specializuar, Jack Smith si një ‘boss’ i një bande njerëzish që kishin tentuar ta vrisnin një person.

Në kërkesën që Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ia ka dërguar gjykatësit të Speciales, Nicolas Guillou, pretendohet se ish-inspektori i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selimi një orë pas tentim-vrasjes, kishte provuar ta telefononte njërin nga të dyshuarit dhe pastaj e kishte kontaktuar një oficer të Policisë, të cilit thuhet se i ka kërkuar të merrte diçka që ishte përdorur në këtë atentat.

“Për më tepër, individët të cilët kanë punuar për Rexhep SELIMIN ishin të përfshirë në një përpjekje [REDAKTUAR] për ta vrarë [REDAKTUAR]. Brenda një ore pas tentim-vrasjes, SELIMI u përpoq ta thërriste njërin nga të dyshuarit dhe SELIMI më pas kontaktoi një oficer të Policisë së Kosovës duke kërkuar për ta rimarrë [REDAKTUAR] që dyshohet se është përdorur në atentat. Një hetues [REDAKTUAR] vuri në dukje se ‘[[]] është […] shqetësim i madh që Rexhep Selimi mund ta thërriste një oficer të Policisë në çdo kohë dhe t’i kërkonte që ta shfrytëzonte pozicionin e tij për t’i marrë provat e përdorura në veprat e mundshme penale’”, thuhet në pretendimet e ZPS-së.

Paraprakisht, në kërkesën për arrestimin dhe paraburgosjen e Selimit dhe të tjerëve përmendet edhe lista e zezë e SHBA-së.

“Rexhep SELIMI u rendit në listën e zezë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për përfshirje të mundshme në pengimin e zbatimit të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit OKB-së për krijimin e UNMIK-ut dhe është subjekt i sanksioneve të vendosura nga Thesari i Shteteve të Bashkuara”, thuhet në kërkesë.

Në kërkesën 22-faqëshe të Prokurorisë, përmenden përndjekje e vrasje të dëshmitarëve, si dhe pretendohet që ish-anëtarë të UÇK-së e ish-anëtarë të organizatave ndërkombëtare në Kosovës ishin frikësuan të dëshmonin në Speciale.

Publikohet akuza e fortë e prokurorit të Gjykatës Speciale: Ky

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here