Trondit Milaim Zeka/ Zbulon çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim: Do të ketë 100 të arrestuar, prangosje edhe në Tiranë!

0
351

Gazetari Milaim Zeka shprehet se nuk është aspak i befasuar nga zhvillimet e fundit në Kosovë, madje paralajmëron se numri i të arrestuarve për krime luftë do të shkojë deri në 100.

“Personalisht për mua nuk është ndonjë befasi, pasi që nga nëntori i vitit 2013, po pastaj më 5 gusht të 2016 kam qenë i pari gazetar që kam publikuar listën e personave të mundshëm, të cilët do të jenë cak i Gjykatës Speciale. Të gjitha këto arrestime që kanë ndodhur, personalisht për mua por edhe për njohës të rrethanave dhe për ata të cilët e kanë ditur formimin e Gjykatës Speciale, nuk janë befasi. Natyrisht që është një tronditje e jashtëzakonshme e skenës në Kosovë. Lista nuk është edhe shumë e gjatë, janë 21 persona, por arrestimet do të arrijnë deri në 100.”, tha Zeka në emisionin “Quo Vadis”.

Analisti paralajmëroi se vala e arrestimeve mund të vijë edhe në Tiranë e Shkup, ndërsa renditi dy arsye si argumente për këtë.

“Është krejtësisht e arsyeshme për dy arsye, e para sepse në Shqipëri janë deri në 500 veteranë të luftës, të cilët në bazë të dokumentacionit që kanë paraqitur kanë deklaruar se kanë qenë pjesëtarë të UÇK, këta njerëz marrin paga nga qeveria e Kosovës, dhe natyrisht edhe ish gjenerali i Kukësit, Kudusi Lame ka deklaruar vetë se ka qenë ushtari i UÇK, e para kjo. E dyta, sigurisht që dikush duhet të jape përgjegjësi sesi u vra Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, në mes të Tiranës, për këtë sigurisht që kanë patur dijeni autoritetet shtetërore të asaj kohe. Kemi një klasë politike të përcarë edhe në Kosovë, edhe në Tiranë, edhe në Maqedoni. Mos harroni se priten arrestime edhe në shtetin maqedonas.”, theksoi ai.

Milaim Zeka u shpreh se procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zgjasë minimumi 3-4 vite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here