Google search engine
Home Sociale Tejmbushen spitalet në Tiranë/ Situatë e rënduar në Gjirokaster, hapet shërbimi i...

Tejmbushen spitalet në Tiranë/ Situatë e rënduar në Gjirokaster, hapet shërbimi i urgjencës për rastet me Covid-19

0
360

Është hapur sot shërbimi ditor i urgjencës për rastet me koronavirus, në Gjirokastër. Një ambient i pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme për rastet Covid u vjen në shërbim ditor rasteve të rënda të të prekurve, të cilët më pas nisen drejt Tiranës

Parashikimet janë që në rast nevoje ky ambient do të transformohet në repart Covid. Nevoja ka lindur pas shtimit të rasteve me ritme të shpejta në Gjirokastër. Sot një 35-vjeçare nga Lazarati u nis për trajtim të specializuar në Turqi, si pasojë e komplikimeve shëndetësore pas prekjes nga virusi Covid-19.

Mes të prekurve, disa prej të cilëve në kushte të rënduara, ka mjekë, personel shëndetësor, efektivë policie, punonjës administrate, ndërsa dy kopshte, një shkollë dhe 3 fasoneri janë mbyllur vetëm në qytetin e Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here