Një tjetër zyrtar i lartë i Policisë ka dhënë dorëheqjen para përbaljes me vetingun.
Drejtori i Menaxhimit dhe Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Skënder Doda, fillimisht Doda i ka paraqitur dorëheqjen Ardi Veliut, ndërsa më vonë përmes një kërkese drejtuar Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ka kërkuar ndërprerjen e procesit të hetimit ndaj tij në kuadër të vettingut.
Pas kësaj kërkese komisioni ka ndërprerë kontrollin ndaj zyrtarit të lartë të Policisë. Skënder Doda është zyrtari i katërt i Policisë së Shtetit, i cili jep dorëheqjen nga detyra dhe si rrjedhojë i ndërpritet procesi i hetimit për vettingun.
Më herët kanë dhënë dorëheqjen Ernest Dimashi, Xhevahir Çeloaliaj dhe Arsen Sinamataj. Nga vetingu në Polici janë përjashtuar edhe katër zyrtarë të tjerë, Oltion Shehu, Edmond Papa, Arben Frashëri dhe Besim Shabani. Ndërkohë janë konfirmuar në detyrë 21 drejtues policie.