U shtri përtokë tek dera e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ dhe nuk i afrohej njeri t’i jepte ndihmën e parë/ Flet gruaja e tij dhe zbardh ngjarjen: Është me COVID!

0
348

Pak çaste më parë në media qarkulloi fotoja e një burri të shtrirë përtokë në dyert e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’. Fillimisht u tha se dyshohej se ai ishte i afërm i ndonjë pacienti të shtruar në këtë spital dhe i kishte rënë të fikë. Madje nga frika e COVID asnjë person nuk i afrohej t’i jepte ndihmën e parë.

Abc ka mësuar se burrë e grua, siç duken në foto, kërkonin ndihmë shëndetësore, pasi dyshojnë se janë të sëmurë me COVID-19.

Zonja u shpreh se prej disa ditësh ajo e ka kuruar bashkëshortin në kushtet e shtëpisë.

Për disa minuta ata qëndruan aty, më pas, pasi gazetarja mori në telefon “127”,  dy infermierë erdhën dhe morën burrin e sëmurë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here