Rezultatet e zgjedhjeve të ethshme, harta në kohë reale/ Trump në avantazh në Michigan, triumfon edhe në një ndër zonat më të nxehta

0
280

Michigan është një nga shtetet ku duket se ka një garë të fortë dhe se do jetë vendimtare, por Presidenti Trump është në avantazh.

Në Michigan janë numëruar 4.6 milionë vota, nga të cilat janë 83% e totalit që kanë marë pjesë në votim. Në këtë shtet duket qartë që Presidenti Trump udhëheq këtë garë me mbi 200 mijë vota deri në orën 12:40 minuta.

Michigan ka 16 vota elektorale dhe Presidenti Trump e udhëheq këtë garë. Do t’i mjaftonin votat e Pennsylvania, North Carolina, Georgia dhe Michigan që Presidenti Trump të siguronte 284 mandate elektorale, për të mos pritur më tej numërimin në Wisconcin dhe Nevadën që është numëruar gati 67% dhe kryesohet nga ish presidenti Joe Biden. 

Po ashtu një ndër zonat më të nxehta që do të vendosin se kush do të jetë presidenti i SHBA është North Carolina.

Fox News raporton se në këtë shtet Presidenti Donald Trump ka lënë pas demokratin ish- presidentin Joe Biden, pasi ka marrë 50.1% të votave, ndërsa Biden ka marrë vetëm 48.7% të votave.

Ashtu si në Georgia ku deri tani triumfon Trump, edhe në këtë shtet janë raportuar deri më tani 94% e votave.

Trump ka fituar 2,732,104 vota nga qytetarët, ndërsa demokrati ka marrë rreth 100 mijë vota më pak, pasi mbështetjen ia kanë dhënë 2,655,392 qytetarë.

Rezultatet e zgjedhjeve të ethshme, harta në kohë reale/ Trump

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here