Google search engine
Home Sociale Trajtimi i pacientëve me Covid-19/ Tomini lëshon thirrjen për të infektuarit: Mos...

Trajtimi i pacientëve me Covid-19/ Tomini lëshon thirrjen për të infektuarit: Mos merrni receta copy paste, jo bombol oksigjeni në shtëpi!

0
330

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini u është drejtuar qytetarëve të infektuar me koronavirus me apelin që të mos marrin receta që një mjek mund t’i ketë dhënë një pacienti tjetër.

Në një lidhje telefonike në “Wake Up”, ajo u shpreh se ka një keqinformim rreth mjekimit në kushte shtëpie, ku tha se pacientët nuk mund të marrin bombol oksigjeni në shtëpi, por të ndjekin udhëzimet e mjekut të tyre të familjes.

“Ndjekja nga miku i familjes i rasteve në shtëpi, me simptoma të lehta, sigurisht që do monitorohet nga mjeku i familjes që njeh historikun klinik, ndryshe bëhet trajtimi i gabuar. Kjo lloj recete nuk mund të qarkullojë në nj pacient tjetër, të marrim receta copy paste. Pse duhet të marr 8 receta të ndryshme nga mjekë të ndryshëm.

Nëse jam mosbesues nga mjeku im i familjes, zgjedh një mjek tjetër sa më shpejt. Nëse më rriten simptomat, kërkoj ndihmë te 127. Por jo të marrim bombol oksigjeni në shtëpi, absolutisht kjo, por kjo ka ndodhur dhe te të afërmit e mi. Ka ndodhur edhe një keqinformim dhe një keqdhënie e recetës”, u shpreh Tomini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here