Google search engine
Home Rajoni Kosova Nuk ishte vetëm terroristi me origjinë shqiptare/ Ministrja e jashtme e Kosovës...

Nuk ishte vetëm terroristi me origjinë shqiptare/ Ministrja e jashtme e Kosovës jep detaje: 3 nga policët që neutralizuan agresorët janë kosovarë

0
324

Bëhet me dije se tre efektivër që luftuan dje me terroristët në sulmin me armë në rrugët e Vjenës ishin shqiptarë nga Kosova.

Kështu u shpreh ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla sot në Berlin, para takimit me Ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nenvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirëintegruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës.

Ajo tha se Kosova qëndron përkrah aleatëve në luftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here