Google search engine
Home Politike “Ata në stolin e rezervave nuk do të rezistonin dot”, Rama ironizon...

“Ata në stolin e rezervave nuk do të rezistonin dot”, Rama ironizon opozitën për tërmetin e pandeminë

0
203

Kryeministri Edi Rama tha se është meritë e qeverisë përballimi i pasojave të tërmetit dhe pandemisë së koronavirusit.

Duke folur në inaugurimin e punimeve për ndërtimin e lagjes së re në Tiranë ku do të jetojnë të prekurit nga tërmeti, ka ironizuar sërish opozitën duke thënë se “ata në stolin e rezervave nuk do të rezistonin dot”.

“Janë dy goditje njëra pas tjetrës që sot mund ta them me plot gojën që askush tjetër, marr parasysh se e dimë se kush janë aktorët dhe faktorët në dispozicion në stolin e rezervave e të politikës shqiptaret nuk do të kishte mundur ti rezistonte.

Ne po i rezistojmë me forcë, durim dhe sukses ditë pas dite.

Covidi mund ta kishte përmbysur gjithçka, mund të kishte detyruar Shqipërinë të futej në një gjendje thjesht mbijetese duke i lënë mënjanë të gjitha planet e të nesërme, madje duke harruar se ka të nesërme.

Në fakt dëgjojnë përdite, se kjo është ftesa që na bëhet nga ana e atyre që janë në stolin e rezervave dhe që duan të rikthehen në krye të punëve të vendit të cilët insistojnë me këmbënguljen e atij që nuk sheh përtej hundës së vet, nuk ka asnjë vizion për të nesërmen se ne duhet ti shpenzojmë të gjithë për të përditshmen duke shtyrë çdo ditë në emër të lloj lloj teorive dhe ekspertëve si ai që u shfaq dje”, tha Rama.

Rama iu referua edhe deklaratës së një mjeku, që u publikua një ditë më parë nga kreu i PD, Lulzim Basha. Rama tha se për cështjen e pandemisë ka një qasje destruktive.

“U shfaq dje si një mjek që duhej dëgjuar me gojë hapur dhe u prezantua nga vetë ai që pretendon të jetë kryeministri i vendit. Në fakt ishte një infermier, me gjithë respektin. Por një infermier nuk mund të promovohet si ekspert dhe të japë mend për një situatë si kjo e covidi ku siç e shohim i janë marrë mend shkencës botërore. Është një tragjedi më vete kjo qasje destruktive dhe brutale e verbërisë e atyre që fatkeqësisht nuk i kemi përballë, por i kemi prapa dhe duan të na tërheqin prapa me një marrëzi që mishërohet në figurën dhe gjestin e Monika Kryemadhit, e cila thotë se virusi nuk ekziston.

Ne do të përballemi në front, edhe me sfidën e rindërtimit dhe do ta fitojmë këtë sfidë për ata që presin të kthehen në shtëpi”, u shpreh kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here