U kthye nga kampi Al Hol/ Endri Dumani rrëfen bisedën e fundit me të motrën Eva, zbulon arsyen pse ajo nuk erdhi në Shqipëri

0
303

Mide Dumani kishte 6 vite që e priste momentin të përqafonte të birin Endrin të cilin bashkëshorti Shkëlzen Dumani e mori dhe e çoi në Siri bashkë me motrën e tij Evën në shkurt të vitit 2014.
Endri ishte totalisht i mpirë, pa fjalë në këtë ri-takim për të cilin po flitet dhe po komentohet shumë.

Përgjigja më e mirë për të kuptuar këtë moment janë fjalët e pakta të Endrit, por që tregojnë shumë.

Ai foli për TCH teksa ishte nisur nga Bejruti për në Tiranë, ku e priste nëna dhe daja Xhetan Ndregjoni që nuk u lodh kurrë për ta kthyer në shtëpi.

Gazetari: Endri ne po shkojmë për në Shqipëri. A e mendoje që një ditë do të largoheshe nga kampi dhe do të riktheheshe tek nëna në shtëpi?

Endri Dumani: Po e dija. Gazetari: Kush ta kishte thënë që do shkoje në Shqipëri? Endri Dumani:Kemi pas fol më parë me dajën tonë Xhetan. Kemi pas fol përpara. Gazetari: Kur ishe në Al Hol me çfarë merreshe, me çfarë luaje? Endri Dumani: Luaja top me shokët ose ndonjë gjë.

Gazetari: Si ishin kushtet, si ishte ushqimi? Endri Dumani: Ushqimi krejt mirë. Gjojna të mira. Veçse çadra aty fuste ujin përditë. Gazetari: Kush kujdesej për ty, gjyshja me motrën? Endri Dumani: Po.
Endri sot 13 vjeç shpëtoi nga kampi i ferrit Al Hol. Por mundësinë e riatdhesimit nuk e shfrytëzoi e motra, Eva.

Gazetari: Kur e ke takuar Evën motrën për herë të fundit? Endri Dumani: Përpara se të na merrnin.
Gazetari: Çfarë të tha Eva? Endri Dumani: Vetëm më takoi më uroi. Gazetari: Përse Eva nuk deshi të vinte? Endri Dumani: Nuk e di. Kishte frikë. Gazetari: Frikë që të vinte në Shqipëri nga kush e kishte frikën? Endri Dumani: Nuk e di nga kush. Gazetari: Ku është Eva tani në Al Hol?

Endri Dumani: Po në Al Hol. Gazetari: Me kë po rri Eva atje? Endri Dumani: Me ato gratë shqiptare që njeh. Gazetari: Po Evës kur të flasësh në telefon a do tja mbushës mendjen të vijë në Shqipëri? Endri Dumani: Them që po.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here