Në Armeni situata ka agravuar, ku nga luftimet ka pasur viktima dhe të lënduar. Nga videot e pablikuara në rrjetet sociale duket qartë që një grup gazetarësh për pak sa nuk e kanë pësuar me jetë derisa ishin brenda veturës në lëvizje.
Ata ishin duke udhëtuar me makinë në momentin kur mbi kokat e tyre fluturoi një raketë gjigante, e lëshuar nga territori i Armenisë.
Për fat të mirë nuk është lënduar asnjëri prej tyre, por vetura është dëmtuar paksa.
Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur gazetarët që ishin në veturë “shohin vdekjen me sy”, por që raketa kalon mbi ta dhe shpëtojnë pa ndonjë lëndim.






































