Ç’po ndodh me avokatin e njohur/ Dje u arrestua, sot dërgohet me urgjencë në spital, ja denoncimi që u bë nga zv/kryetarja e dhomës së avokatisë

0
295

Avokati Gjergj Neli ka përfunduar në spital, një natë pas arrestimit, sipas dëshmive thuhet se avokati ka shfaqur probleme shëndetësore. Menjëherë ai është shtruar në spital, nga ku pritet të njihet edhe me masën e sigurisë.

Ndërkohe zv/kryetarja e dhomës se avokatisë Lezhë, Shaqe Marinaj ka denoncuar ditën e sotme pranë SHCBA efektivin e policisë Myrteza Mehmeti, me pretendimin se ka ofenduar e dhunuar atë dhe avokatin Gjergj Neli.

Arrestimi u bë pasditen e djeshme, pasi policia ka gjetur avokatin Neli dhe bashkëshorten e tij, Shaqe Marinaj duke u konfliktuar me një shtetas.

“Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por shtetasi Gj.N., i ka  kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzen njërit prej punonjësve të Policisë”, njofton Policia.

Më pas avokati Gjin Neli është shoqëruar në Komisariatin e qytetit dhe më pas është arrestuar.

Ç’po ndodh me avokatin e njohur? Dje u arrestua, sot dërgohet
Ç’po ndodh me avokatin e njohur? Dje u arrestua, sot dërgohet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here