Komisioni Rregullator për Zgjedhjet, përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.
Por krahas lajmit rutinë të rendit të ditës nuk ka munguar as lajmi viral. Anëtarit të këtij Komisioni, Muharrem Çaka, i ra karrigia ku do të ulej. Por shpejt e mblodhi veten dhe siç shihet në këto foto të LSA, ai ka nisur që të qeshë bashkë me kolegët.
