Shtohen rastet/ Pezullohet puna në hipotekën e Korçës, 6 punonjës të infektuar

0
214

Gjashtë punonjës kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në hipotekën e Korçës, çka ka sjellë pezullim të punës së institucionit dhe karantinim të kolegëve të tyre.

ISHP ka kërkuar mbylljen e këtij institucioni, pasi shifra e punonjësve të infektuar ka arritur në 8 persona. 2 punonjëset e para që rezultuan pozitive u identifikuan në datën 15 Tetor.

Drejtoresha e ASHK-së Besa Spaho ka urdhëruar mbyllje nga data 21 deri në datën 25.

Sakaq i janë marrë tamponët edhe të gjithë punonjësve të tjerë, në një kohë që personeli do të karantinohet deri në ditën e hënë kur edhe nis shërbimi për qytetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here