Masat për përballimin e pandemisë, përveç 4 spitaleve Covid, bëhen gati spitalet e rretheve

0
297

Përveç 500 shtretërve në dispozicion të sëmurëve me Covid 19 në Tiranë Ministria e Shëndetësisë po bën gati spitalet rajonale duke kthyer një pjesë të tyre në dispozicion të të sëmurëve.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar në Ministrinë e Financave se përveç dy spitaleve COVID të shërbimit infektiv në QSUT (COVID 1) dhe Spitalit Universitar Shefqet Ndroqi (COVID 2) po bëhen gati edhe dy spitale COVID Spitali COVID 3 në godinën e ish kirurgjive në QSUT me një total prej 125 shtretërish, si dhe Spitali COVID- 4 në godinën e ish Universitetit Kristal me kapacitet prej 108 shtretërish.

Ministria e Shëndetësie ka njoftuar se është investuar në forcimin e kapaciteteve të terapisë intensive dhe subintensive, duke dedikuar 500 shtretër, 80% e tyre me linja oksigjeni dhe ku gjysma e tyre janë kapacitete të reja në sistem (COVID 3 dhe 4) dhe kanë kushtuar 160 milionë lekë.

Ministria e Shëndetësie ka raportuar se ka pajisur me aparatura të reja spitalet Covid-19 dhe njësitë e terapive intensive në spitalet rajonale përkatësisht 100 shtretër të rinj reanimacioni, 265 monitorë multiparametrik, 134 respiratorë invasive dhe joinvazive. Gjithashtu janë alokuar fondet për blerjen e pajisjeve të rënda biomjekësore për shërbimin e imazherisë dhe diagnostikes në vlerën 764.9 milionë lekë

Ministria e Shëndetësie njofton se është siguruar terapia e mjekimit me medikamentet sipas protokolleve të shërbimeve spitalore të njëjta me vendet e tjera pa asnjë mungesë dhe kushton 50 milionë lekë.

Kapacitet testuese janë për rreth 1000 persona në ditë dhe janë marrë masat për të siguruar testimin në kohë dhe gjurmimin e kontakteve.

Është fuqizuar shërbimi i urgjencës paramjekësore me blerjen e 36 autoambulancave të reja në vlerën 240 milionë lekë. Qendra e koordinimit te Urgjencës Kombëtare Mjekësore ka operuar në eficencë të plotë, duke koordinuar në pikun e thirrjeve deri në 5000 thirrje/ditë, me një total thirrjesh prej 500 mijë në numrin unik 127 dhe rreth 90 mijë misione në terren.

Është rritur financimi për vaksinimin falas ndaj gripit për kategoritë e rrezikuara si të sëmurët kronikë, personalin shëndetësor, mësues, edukatorët, fëmijët 2-5 vjeç, të moshuarit. 370 mijë doza vaksinash

Gjithashtu 12 milionë dollarë do të përdoren për blerjen vaksinës kundër Covi-19 në fazën e parë, sipas relacionit të projektbuxhetit 2021./Monitor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here