Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA.
Ceremonia përkujtimore e dy vjetorit të vdekjes së së Konstantinos Katsifas do të zhvillohet të Shtunën në Bularat të Himarës. Këtë datë e vendosën autoritetet shqiptare në mënyrë që shërbimi përkujtimor të mos bëhej në të njëjtën ditë me kremtimin e 28 Tetorit të Ditës së “JO-së”.28 tetori i vitit 1940 njihet në Greqi si dita e ‘JO’-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke.
Ndërkohë edhe pse kanë kaluar dy vjet që nga vdekja e ekstremistit grek, banorët deklarojnë se prej ditësh forcat e policisë shqiptare po monitorojnë lëvizjet e familjes Katsifas.