Denoncimi i Bashës: Qytetarët blejnë privatisht trajtimin anti-COVID

0
279

Kreu i PD-së Lulzim Basha në konferencë e tij për shtyp këtë të premte tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndërkohë që rritet numri i të infektuarve. Sipas tij e vetmja masë e marë nga Rama është vendosja e gjobave për qytetarët.

“Vende të tjera kanë paguar paketën e katërt ndërkohë që kreu i përkohshëm i qeverisë gënjen dhe për paketën e tretë. Nuk ka asnjë transparencë mbi numrin e testimeve nga shteti dhe numrin e testimeve që bëjnë privatisht vetë qytetarët”, tha Basha.

Sipas tij qytetarët blejnë privatisht paketën anti-COVID. “Jo vetëm 257 të shtruarit e sotëm, por edhe qindra të tjerë që nuk u bëhet tamponi në shtet, blejnë privatisht paketën e trajtimit anti-COVID. Nuk ka asnjë transparencë mbi numrin e testimeve nga shteti dhe numrin e testimeve që bëjnë privatisht vetë qytetarët.Spitalet COVID kanë ezauruar kapacitetet e shtrimit. Plani ynë me 5 pika, mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor”, vijoi ai

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here