Paralajmërimi i frikshëm i OBSH: 1 në 10 persona mund të jetë prekur nga COVID-19

0
311

Organizata Botërore e Shëndetësisë është e shqetësuar për rritjen e rasteve në shumë rajone të botës, me Europën që ka shënuar rritje të mëdha.

Sipas BBC, OBSH paralajmëron se numri i vdekjeve globale mund të arrijë në 2 milionë para se jnë vaksinë efektive të përdoret gjerësisht.

Organizata thotë se afërsisht një në dhjetë njerëz në të gjithë botën mund të jetë infektuar tashmë, por “shumica dërrmuese e botës mbetet në rrezik”.

OBSH thotë gjithashtu se vendosja e kontrolleve më të rrepta mund të parandalojë humbjen e një numri të madh jetësh në Europë. Shumë vende po shënojnë rekorde të reja të rasteve ditore. “Tani është koha të vendosim. Mesazhi për qeveritë është: Mos vijoni me masa të lehta për të shmangur veprimet e dhimbshme e të dëmshme që kemi parë në valën e parë”, tha drejtori europian i OBSH-së, Hans Kluge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here