Aktori i famshëm, Gabriel Garko është përfolur shumë këto ditë pasi pranoi se ishte homoseksual. Gjatë këtyre ka patur shumë akuza që Garko e ka bërë këtë vetëm për vëmendje dhe se është paguar për të pranuar homoseksualitetin e tij.
Së fundi Garko ka qenë i ftuar në ‘Non è la D’Urso’ , si një kthim nderi për Barbara D’Urso dhe miqësinë e tyre.
Ylli italian u shpreh se nuk do e shohim më në televizion pas kësaj interviste, teksa sqaroi edhe polemikat e krijuara rreth tij kohët e fundit. Ndër të tjera Gabriel u ndal tek puthja me Barbarën, duke thënë se nuk kishte asgjë të vërtetë dhe si një aktor që është vetëm ka aktruar.
Gjithashtu, ka hedhur poshtë edhe zërat e njerëzve të cilët e akuzojnë se deklarata e tij se është homoseksual është bërë për të tërhequr vëmendje.
Ai shtoi se thjesht e ndjeu se ishte momenti i duhur për t’i treguar botës të vërtetën e tij, por pa bërë shumë specifikime pasi “çdo gjë që ne bëjmë në dhomën e gjumit është pjesë private e jona”.
Lidhur me kritikat për zbulimin e lidhjes që ka patur me Gabriele Rossi, ai është shprehur se ky i fundit e ka autorizuar vetë ta bëjë diçka të tillë.