Google search engine
Home Politike Shfaqet në publik pasi u infektua me COVID, Voltana Ademi flet duke...

Shfaqet në publik pasi u infektua me COVID, Voltana Ademi flet duke u kollitur

0
249

Tri javë pasi u diagnostikua me COVID-19 kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi është shfaqur në pulbik, teksa ka qenë në një takim me komisionin e mbrojtjes civile në prefekturën e Shkodrës.

Edhe pse e pajisur me maskë, Ademi është kollitur disa herë brenda ambientit ku po zhvillohej takimi. N

Që nga momenti kur kryetarja e bashkisë rezultoi pozitive dhe deri më tani janë bërë 18 ditë, por ajo vazhdon të ketë shenja.

Zyrtarëve të tjerë të pranishëm në këtë mbledhje, Ademi u tha se duhet ta ketë kaluar, pavarësisht se nuk janë mbushur 3 javë.

Autoritetet shëndetësore thonë se izolimi është dy javë dhe kryebashkiakia e ka plotësuar këtë afat.

Ndërkohë mësohet se ajo ende nuk e ka bërë tamponin e dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here