Ainsley Loudoun nisi të pinte drogë që në moshë të re, duke e konsideruar atë gjë krejt normale, deri në momentin kur kuptoi se ajo e çonte në tentativa vetëvrasjeje e depresion.
Fatmirësisht mediat e huaja shkruajne se ajo tashme ka mundur te beje nje kthese ne jeten e saj.
Por dy vjet më parë 28-vjeçarja mori vendimin për të ndryshuar jetën e saj, me ndihmën e programit të ndihmës ndaj të varurve nga droga ‘Cocaine Anonymous’ sipas një axhende me 12-faza.
Ainsley thotë për mediat lokale: “Jetoja në errësirë të plotë që prej një moshë shumë të re. Mendoja se ishte normale që fëmijët të pijnë. Pirja e alkoolit vazhdoi dhe më pas erdhi kokaina. Jeta ime kishte marrë një spirale drejt fundit, deri në pikën ku besoja se nuk kishte më opsione të mbetura për mua.”
Skocezja nga Kilmarnock, thotë se në jetën e mëparshme ishte në depresion që prej një moshe shumë të re dhe në moshën 14 vjeçare tentoi të vriste veten për herë të parë.
































