Procesi gjyqësor ndaj tyre nisi 5 vjet më parë.
Një total janë 68 të pandehur, përfshirë 18 ish-deputetë të Agimit të Artë, si dhe eurodeputeti aktual Giannis Lagos.
Zona rreth gjykatës është vënë në “shtetrrethim” prej orëve të para të mëngjesit për shmangien e incidenteve.
Me parullën “Ata nuk janë të pafajshëm, nazistët në burg”, me qindra qytetarë, parti politike, sindikata, organizata të së majtës, studentë dhe grupe antifashiste janë mbledhur para gjykatës.
Më shumë se 2,000 oficerë policie janë angazhuar për sigurinë, ndërsa një helikopter dhe dron i ELAS janë ngritur mbi zonë.
18 ish-deputetët e Agimit të Artë dhe drejtuesit e Organizatave Lokale të Nikaia dhe Perama, të cilët janë në gjyq për drejtimin e një organizate kriminale dhe janë dënuar nga 5 deri në 15 vjet burg, rrezikojnë të dënohen 2-8 vjet burg.
Të akuzuarit për drejtimin e organizatës kriminale janë:
Nikos Michaloliakos
Christos Pappas
Elias Kasidiaris
Giannis Lagos
Elias Panagiotaros
Konstantinos Barbarousis
Eleni Zaroulia
George Germenis
Panagiotis Iliopulos
Nikos Michos
George Germenis
Antonis Gregos
Krisovalantis Aleksopulos
Michael Arvanitis-Avramis
Efstathios Boukouras
Polyvios Zisimopulos
Nikos Kouzilos
Artemis Mattheopoulos
Dimitris Koukoutsis
George Patelis dhe
Anastasios Pantazis.
Për çfarë akuzohen
Liderë dhe ligjvënës të partisë Agimi i Artë, që habitën mbarë vendin kur hynë për herë të parë në Parlament në vitin 2012, kanë qenë në gjyq që prej vitit 2015 nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale.
Policia arrestoi liderin dhe anëtarët e partisë pas vrasjes së një këngëtari antifashist nga një mbështetës i ekstremistëve në vitin 2013. Vrasja e Pavlos Fisas shkaktoi protesta në mbarë vendin.
Të pandehurit u akuzuan gjithashtu për një seri sulmesh të tjera ndaj emigrantëve, por i mohojnë akuzat. Mes të akuzuarve është personi i vetëshpallur si mbështetës i Agimit të Artë, i cili konsiderohet dhe vrasësi material i Fisas.
Lideri i partisë ekstremiste, Nikos Mihaloliakos, bashkë me disa ligjvënës të tjerë, u liruan nga burgu në 2015-n, pasi afati 18-mujor i burgimit përfundoi.
Në vitin 2012, Agimi i Artë, i njohur për mitingjet e stilit ushtarak dhe përshëndetjet naziste, fitoi për herë të parë disa vende në Parlament, pasi siguroi votat e grekëve të pakënaqur me masat kundër krizës ekonomike dhe praninë e rritur të emigrantëve. Subjekti politik qëndroi në Parlament deri në zgjedhjet e vitit 2019, kur dështoi të kalonte pragun elektoral.
Gjatë procesit gjyqësor janë dëgjuar dëshmitarë të shumtë, janë ndryshuar vendet për arsye sigurie dhe procedimet janë shtyrë disa herë.

































