Digjet makina luksoze e biznesmenit në Pogradec/ Dyshimet e rënda

0
220

Një automjet ‘BMW X6’ u dogj mëngjesin e sotëm në Pogradec. Mësohet se mjeti i përket biznesmenit Alfred Cenkollari.

“Më datë 07.10.2020, rreth orës 04:30, në lagjen nr. 3, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip “BMË X6”, në pronësi të një firme private”, njofton Policia.

Sipas burimeve, mjeti BMW X6 ishte parkuar në trotuar, pranë shtëpisë së biznesmenit dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Siç shihet në pamjet e mëposhtme, nga flakët e mëdha i gjithë trotuari ku ka qenë i parkuar mjeti është bërë i zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here