Google search engine
Home Lifestyle “Romeo dhe Zhulietë” e ditëve moderne/ Dashuri në kohët e koronavirusit. Njihuni...

“Romeo dhe Zhulietë” e ditëve moderne/ Dashuri në kohët e koronavirusit. Njihuni me çiftin e veçantë që u njohën nga ballkonet gjatë karantinës

0
312

Një histori e bukur dhe e veçantë ajo e një çifti në Itali që u njoh në ballkonet e shtëpive gjatë bllokimit nga koronavirusi. Ata janë fejuar, duke u bërë një “Romeo dhe Zhulietë” e ditëve moderne në Verona, i njëjti qytet ku ndodhi historia e famshme e Shakespearet.

Për Michele D’Alpaos, ishte dashuri me shikim të parë. Ai e kujton me detaje momentin kur pa 40-vjeçaren, Paola Agnelli, ndërsa ajo ecte në tarracën e banesës së saj në Verona.

“Ishte pasditja e 17 marsit, kur u detyrova të punoja nga shtëpia për shkak të bllokimit”, tha D’Alpaos për CNN. “Unë pashë këtë vajzë të bukur, Paolan. U tr ondita menjëherë nga bukuria e kësaj vajze, nga buzëqeshja e saj. Unë duhej ta njihja atë.”

Çifti kishte jetuar përballë njëri-tjetrit pothuajse tërë jetën e tyre, por nuk ishin parë asnjëherë. Por atë pasdite, ndërsa motra e saj luante violinë në ballkonin e tyre siç bënte çdo mbrëmje, Agnelli kapi shikimin e D’Alpaos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here