Për kreun e shtetit Ilir Meta votimi i Kodit Zgjedhor dje në Kuvend ishte shkatërrim i “5 qershorit” dhe demaskim i “Rilindjes”.
Në një postim në Facebook ai thotë se muri kriminal do të shembet më 25 prill, duke paralajmëruar se kjo mund të ndodhë dhe më parë nëse është e domosdoshme.
POSTIMI I METES
Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave.
Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.
Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme.
Shqipëria e Para! 🇦🇱
Shqipëria si gjithë Europa! 🇦🇱🇪🇺






































