Kryeministri Rama është shumë aktiv në rrjetet sociale. Ndryshe nga liderët e tjerë politikë, kreu i qeverisë iu përgjigjet edhe pyetjeve nga qytetarët në ‘Facebook’.
Por si i përzgjedh kryeministri se kush do të marrë përgjigje? Një qytetar i shkruan se e ka pyetur shumë herë për një problem që e shqetëson por nuk ka marrë përgjigje.
“Zoti Rama une te kam pyetur nje mije here per nje problem qe kam po asnje pergjigje i zgjedh personat qe ju pergjigjesh????”, i shkruan qytetari.
Rama i i përgjigjet se varet se ku e ka drejtuar pyetjen, pasi shumicën e përgjigjeve i jep kur ka kohë.
“Mvaret ku e ke drejtuar pyetjen, se pyetjeve ketu u pergjigjem vetem kur mundem dhe shumices derrmuese s’i pergjigjem dot! Shikoje adresen me lart dhe co video”, i shkruan Rama.

































