Gjykata britanike ka dënuar me 3 vite burg dy shqiptarë pasi e kishin kthyer pub-in në një fermë droge.
Gjykata në Suons të Uellsit dënoi me 1 vit burg Elson Kryemadhin dhe 2 vite Arben Matrapazin.
Më 6 maj të këtij viti, Policia angleze u sinjalizua nga banorët ngjitur se në ndërtesë kishte aktivitet të çuditshëm.
Pas kontrollit u gjetën 190 bimë narkotike të kultivuara, teksa 2 shqiptarët shërbenin si rojtarë të fermës. Ata kishin hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, madje Arben Matrapazi ka vuajtuar 16 vite burg në Itali për trafik heroine.
Si përfundim rezultoi se droga e kapur kapte vlerën e 50 mijë paundeve dhe pikërisht pub-i ishte vetëm 100 metra larg stacionit të policisë në Suonsi. Tashmë në Angli shqiptarët ilegalë janë të implikuar në kultivimin e drogës nëpër shtëpi, lokale dhe ndërtesa.









































