Presidenti amerikan Donald Trump është shtruar në spital, në më pak se 24 orë që rezultoi pozitiv me koronavirus raporton BBC
Trump filloi të shfaqte “simptoma të lehta” të Covid-19 të enjten pasi zbuloi se ai dhe gruaja e tij kishin hyrë në karantinë të mërkurën vonë.
Ai mori një kompleks ilaçesh si një “masë paraprake”, tha Shtëpia e Bardhë dhe po ndjehej “i lodhur, por me humor të mirë”.
Ai u transportua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.
Lajmi vjen pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve presidenciale, ku ai do të përballet me sfiduesin Demokrat Joe Biden.