Tërmet i fortë në Greqi, por autoritetet japin alarmin për një tjetër fenomen natyror

0
495

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë ku sipas mediave atje ka qenë i shkallës 5.2 Rihter dhe është regjistruar rreth orës 14.05.

Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar 25 kilometra në perëndim të ishullit të Egjeut jugor dhe 48 kilometra në perëndim të Kos.

Mediat greke raportojnë që fakti që ka një vullkan në Nisyros, detyron Mbrojtjen Civile të aktivizojë një protokoll të veçantë reagimi, me rezultatin që shërbimet tashmë janë vënë në gatishmëri.

Protokolli parashikon mobilizimin e shërbimeve për të zbuluar çdo rrëshqitje toke ose ngritje të valëve të detit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here