Të zhdukurit në komunizëm/ Nisin gërmimet në burgun e Burrelit

0
346

Një vit pas urdhrit për ngritjen e grupit të punës nga qeveria, kanë filluar gërmimet në Burrel.

Sipas News24, gërmimet kanë po bëhen në pjesën e jashtme të burgut tek vendi i quajtur ‘’Qershia’’ për eshtrat e italianit Giussepe Terrusi dhe shumë viktimave të komunizmit.

Bankieri italian ishte viktimë e regjimit komunist në Shqipëri pasi u burgos në Burrel, dhe me insistimin e djalit të tij, Aldo Renato Terrusi dhe tashmë po synohet që të gjenden eshtrat për t’u rikthyer në Itali pas disa dekadave.

Afër burgut të Burrelit dyshohet se janë eshtrat e shumë të burgosurve politikë që vdiqën gjatë regjimit komunist duke vuajtur dënimet e asaj kohe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here