“Mollë sherri” koalicionet, Gjiknuri zbulon çfarë ka ofruar PS në Këshillin Politik

0
307

Ka përfunduar pas dy orë e gjysmë mbledhja e Këshillit Politik, ku më herët doli Myslim Murrizi si dëgjues nga opozita parlamentare.

Më pas Damian Gjiknuri tha se PS i ka propozuar opozitës së bashkuar të paraqesë një variant të saj të koalicionit sipas legjislacionit të një vendi që ka një sistem propocional me lista të hapura. Nëse nuk bien dakord ti drejtohen ODIHR.

“Bëmë një propozim dhe thamë nisur nga ndryshimet kushtetuese të cilat nuik lejojnë më tip koalicioni që do PD propozuam të na sjellin një variant të tyre të koalicionit sipas legjislacionit të një vendi europian që ka sistem propocional me lista të hapura. nëse ne nuk i pranojmë i drejtohemi ODIHR”, tha Gjiknuri

Por sipas tij opozita vjen në Këshill me taktika imponuese, duke i quajtur qëndrime radikale dhe penguese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here