E fshehur në murin e një prej shtëpive të Pablo Escobar, nipi i tij gjeti një qese plastike parash me vlerë 18 milion dollarë. Udhëheqësi famëkeq kolumbian i kartelit të ‘mallit’ ndërroi jetë në një shkëmbim zjarri me policinë në vitin 1993.
Sidoqoftë, jeta e tij ka qenë frymëzim për kineastët dhe gazetarët që prej asaj kohe. Që nga momenti kur ai ndërroi jetë, thashethemet dhe mitet rreth pasurisë së tij kanë qenë të shumta dhe mendohej se Escobar ishte personi i shtatë më i pasur në botë.
Nipi i tij, Nicolás Escobar ka jetuar në apartamentin e tij në qytetin e Medellín gjatë pesë viteve të fundit, shtëpia e mëparshme e xhaxhait të tij. Falë një ‘vizioni’, ai e dinte saktësisht se ku të kërkonte pasurinë e ‘zotit’ të drogës. Përveç 18 milion dollarëve (14 milion £) , Nicolás gjeti gjithashtu një makinë shkrimi, telefona satelitorë, stilolaps prej ari, një aparat fotografik etje.









































